Deputeti i AAK-së: Taksa kishte rritur presionin e kompanive serbe mbi Qeverinë e Serbisë

Deputeti i AAK-së: Taksa kishte rritur presionin e kompanive serbe mbi Qeverinë e Serbisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka thënë se taksa 100% ka ndikuar që afaristet serbë t’i bëjnë presion Qeverisë së Serbisë për shkak të humbjeve të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka thënë se kompanitë serbe filluan gradualisht ta humbin prezencën e tyre në tregun e Kosovës.

“Taksa 100% e vendosur nga Qeveria Haradinaj në produktet e Serbisë ngriti presionin e afaristëve të Serbisë ndaj qeverisë së tyre për gjetjen e formës për heqjen e taksës që po u shkaktonte dëme bizneseve të tyre dhe humbje graduale të prezencës së tyre në tregun e Kosovës”, ka shkruar ai.

Po ashtu Abrashi tha se çështja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të orientohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Ai këtë inkuadrim të SHBA-së në Ballkan e ka lidhur edhe me aspekte ekonomike.

“Tani është koha e ekonomistëve, ekspertëve të vendit që kanë njohuritë dhe përvojën që të hartojnë dhe prezantojnë projektet kapitale që mund ti përfitojë Kosova nga mbështetja Amerikane e cila ka zgjedhur që Kosova dhe Ballkani Perëndimor të jetë në fokus të investimeve të tyre me qasjen specifike të “karrotës dhe shkopit”. Tha ndër tjerash. /Insajderi.com

Postimi i plotë:

RIKTHIMI I KOSOVËS NGA “AUTSAJDERI” NË FAKTOR EKONOMIK RAJONAL 🇺🇸🇽🇰Se rruga për njohjën e ndërsjellë mes Kosovës e…

Gepostet von Gazmend Aziz Abrashi am Mittwoch, 30. September 2020