Deputeti i Kuvendit të Kosovës e quan Erdoganin diktator

Deputeti i Kuvendit të Kosovës e quan Erdoganin diktator

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka reaguar ashpër pas akuzave që Erdogan ia bëri Haradinajt.

Sherifi e ka quajtur dikator Erdoganin, duke theksuar se nuk ka miqësi me këso njerëz. Ka thënë se e vetmja rrugë për të dal nga spiralja e raporteve të tilla dismetrike është që të mos shërbehen kurrë diktatorët.

Postimi i plotë i Sherifit:

 

Raporti me diktatorin nuk është raport i bazuar në vlera të përbashkëta të cilat zakonisht i bashkojnë udhëheqësit e vendeve dhe shoqërive demokratike!

Raportet e mira me një diktator mbështeten vetëm në qasjen që e përcakton diktati: kriter të vetëm kanë lojalitetin e pa kusht dhe të vazhdueshëm vetëm ndaj diktatorit.

Pa marrë parasysh se sa shërbime mund t’i kryhen, “miqësia” me diktatorin përfundon në momentit e parë që refuzohet t’i shërbehet dhe të plotësohen kërkesat e tij!

Sado e panatyrshme të duket, kjo është natyra e vërtetë e “miqësisë” me diktatorin!

E vetmja rrugë për të dalë nga spiralja e raporteve të tilla disimetrike është që të mos i shërbehet kurrë diktatorëve! Rrugë tjetër nuk ka!