Deputeti i Kuvendit të Kosovës i del në krah çiftit Mozzik – Loredana: Ne besojmë në ju

Deputeti i Kuvendit të Kosovës i del në krah çiftit Mozzik – Loredana: Ne besojmë në ju

Këngëtari njëherësh edhe deputeti i Kuvendit,  Labinot Tahiri, ka përkrahur Loredanën pas arrestimit, një ditë më parë në Zvicër.

Mediat zvicerane dhe gjermane raportuan se rep-artistja mori 700 mijë franga nga një çift zviceran, duke i mashtruar ata bashkë me njërin prej vëllezërve të saj.

Megjithatë, Lordana u lirua më pas dhe hetimet ndaj saj janë duke vazhtu. Sidoqoftë, ajo dhe bashkëshorti i saj Mozzik erdhën sot në Prishtinë, pasi këto ditë do të xhirojnë një videoklip.

Labi, përmes rrjetit të tij social” Instagram” ka shprehur përkrahje  Loredanës dhe Mozzikut.

Ajo është arrestuar me akuzat e një çifti në Zvicër, i cili e akuzoi se ua mori pasurinë në bazë të të gjitha këtyre veprave. Bashkë me vëllain e saj, thuhet se Loredana e bëri tërë këtë skemë.

Hulumtimi i gazetës zvicerane ’20 minuten’ shkruan se si Loredana Zefi ka mashtruar, ka ndërruar identitetin e saj, e kërcënuar çiftin në fjalë dhe ka detyruar të bënin gjëra që nuk donin t’i bënin.