
Përplasjet e ashpra mes pozitës dhe opozitës si dhe kërcënimet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, duket se nuk po i bëjnë përshtypje deputetit dhe këngëtarit turbo folk, Labinot Tahirit. Ai së fundmi po paralajmëron këngë të reja
Deputeti ka publikuar një fotografi të përbashkët me kompozitorin e njohur, Nexhat Mujovi – Virusi, me të cilin është duke bashkëpunuar në këngët e reja. Njëherësh, Labi ka bërë të ditur se do të sjellë albumin e radhës me këngën e tij e të reja.
“Me kompozitorin më gjigant që ka njohur shqiptaria, Virusi. Ky njeri, është personi i shumë hiteve dhe i hiteve të mia të shkruara nga Avni Qahili!”.
“Po ashtu, tani me dy producentët e njohur Ximi dhe Jetoni, të cilët janë shumë korrektë në punën e tyre dhe menaxhimin ndaj emrit tim sa i përket albumit të radhës”.
“Dje (e martë), incizova dy këngë të reja te Virusi i grupit ‘Elita 5’, të shkruara nga Fatmir Muja. Respekt për punën dhe vazhdojmë me goditjet e radhës”, ka shkruar Labi në Instagram.