Deputeti i LDK-së e quan diktator Hashim Thaçin

Deputeti i LDK-së e quan diktator Hashim Thaçin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po paraqitet si diktator, pas pretendimeve se i di disa gjëra sekrete.

Selmanaj ka thënë se “nëse Hashim Thaçi e dinte se Marko Gjuriq kishte flejtur tek shtëpia e Milan Radojiçiqit”, pse nuk shkoi Policia e Kosovës ta arrestonte zyrtarin serb një ditë para se të mbahej ai takim në veri të Mitrovicës.

Deputeti i LDK-së ka deklaruar se si është e mundur që presidenti të ketë këso informata sekrete, dhe të mos i deponojë në organet e drejtësisë, raporton Insajderi.

“…ai president, i cili na tha se Marko Gjuriq ka flejt në shtëpinë e Milan Radojiçiqit. Kush po e informon këtë person? Dhe përse nuk i deponon në organet e drejtësisë këto informata? Si është e mundur që presidenti ta bëjë këtë. Mos u çuditeni sepse ish-shefin e AKI=-së, ai e ka sot këshilltarin e tij”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj deklaroi se presidenti po përdor gjuhë diktatorësh.

“Presidenti i vendit, me këtë qasje, duke i anashkaluar proceduar ligjore, është gjuhë e diktatorëve kur thotë se unë i kam informatat, unë e di kush ka qenë dhe ku ka qenë”, ka thënë Selmanaj. /Insajderi.com