Deputeti i LDK-së: Faktet tregojnë se Thaçi fshihet pas vendimit për deportimin e turqve

Deputeti i LDK-së: Faktet tregojnë se Thaçi fshihet pas vendimit për deportimin e turqve

Haxhi Avdyli, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me vendimet e tij e ka vënë në rrezik Kosovën dhe se po tejkalon kompetencat ligjore dhe kushtetuese.

Duke folur për iniciativën e deputetëve për krijimin e komisionit hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, Avdyli ka thënë se të gjitha faktet tregojnë se Hashim Thaçi fshihet pas vendimit për deporitmin e tyre.

Deputeti i LDK-së ka thënë se gjetjet e komisionit hetimor do të dërgohen në Kushtetuese dhe nëse Gjykata Kushtuese thotë se Thaçi fshihet prapa këtij vendimi, ai duhet të jap dorëheqje nga posti i presidentit.

“Thaçi është shndërruar në një rrezik për Kosovën, po tejkalon kompetencat ligjore dhe kushtetuese, edhe pse ka të drejtë që të merr pjesë në vendime, nuk mund të marr vendime. Me veprimet e tij po shihet haptazi që po bën hapa krye në vete, përmes njerëzve që ka futur nëpër institucione”, ka thënë Avdyli për emsionin Express të KTV-së.

“Kjo iniciativë për hetim duhet të përkrahet nga të gjithë [deputetët], komisioni hetimor t’i sheshojë të gjitha dhe të marrë një vendim. Komisioni duhet t’i marrë në pjetje aktorët që kanë qenë në këtë veprim. Nëse një organ e ka marrë kokë më vete, nuk e meriton vetëm shkarkimin, por edhe hetim për vepër penale. Pa marrë parasysh nëse është presidenti apo ndonjë udhëheqës tjetër”, ka thënë deputeti i LDK-së.

“Gjetjet e komisionit hetimor do të dërgohen në Kushtetuese. Nëse del që Thaçi nuk ishte i përfshirë atëherë nuk kemi çfarë të bëjmë, por në bazë të informatave, të gjitha rrugët çojnë te Hashim Thaçi që ka marrë vendimin për deportimin. Nëse gjykata kushtetuese vërteton se ky president ka bërë shkelje, apriori ai duhet të jap dorëheqje”, ka thënë Avdyli, i cili ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.

“Është humbje për Haradinaj që në një koalicion jo të natyrshëm. Haradinaj është kryeministër i pritjeve dhe përcjelljeve të njerëzve, të akraballëkut. Ngadalë po shndërrohet në kryeministër kukull, Hashim Thaçi po qeverisë me vendin. Kemi një kryeministër i dobët, i varur nga shumë faktorë, ka ardhur për veprime të mëdha, por është i zmbrapsjeve të mëdha”, ka thënë deputeti i LDK-së.

  • Emisionin Patriotët e Çmendur të InDoks, shikojeni në këtë LINK