Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, ka vlerësuar se “sipas të gjitha gjasave” Qeverisë Haradinaj po i vjen fundi. " />

Deputeti i LDK-së – Haradinajt: Lëre si burrat

Deputeti i LDK-së – Haradinajt: Lëre si burrat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, ka vlerësuar se “sipas të gjitha gjasave” Qeverisë Haradinaj po i vjen fundi.

Ai ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “po duket” që Ramush Haradinaj shumë shpejt do të rrëzohet nga posti i kryeministrit, nga partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës.

“Kemi parë deklarata të forta prej zyrtarëve të PDK’së”, është shprehur Zharku.

Situata, ka vlerësuar Zharku, “është keq”.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj që të japë dorëheqje, përpara se ta rrëzojnë.

“Lëre si burrat”, i ka sugjeruar ai Haradinajt. Kësisoj, sipas Zharkut, Haradinaj do ta linte “derën çelë për bashkëpunim me krejt” në të ardhmen – duke e përfshirë edhe LDK-në.

Zharku ka thënë në T7 se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.