
“Pse nuk i thojshe Amerikës në mars 1999 “kthej aeroplanat n’shpi se na jemi sovran”.
Kështu i është drejtuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Dugolli, për shkarkimin e bordit të Radiotelevizonit të Kosovës, ka thënë se “janë sovran të marrin vendime”.
Deklarata e tij erdhi pasi ambasada amerikane ka kritikuar mënyrën e shkarkimit të bordeve nga Kuvendi.
Deputetët e Kuvendit votuan për shkarkimin e bordit të RTK-së të çdo anëtari veç e veç.
Por, shkarkimi është kritikuar nga opozita që këto veprime të Qeverisë i cilëson “kapje e shtetit”. /Insajderi.com