Deputeti i LDK-së ‘ia tregon derën’ Vjosa Osmanit: Është më e udhës të largohet nga partia

Deputeti i LDK-së ‘ia tregon derën’ Vjosa Osmanit: Është më e udhës të largohet nga partia

Driton Selmanaj, deputeti i LDK-së, ka bërë akuza të rënda për Vjosa Osmanin bashkë partiaken e tij dhe nënkryetaren e kësaj partie.

Selmanaj ka thënë se ajo është një shembull i gabuar i politik bërjes.

Ai gjithashtu ka thënë se karriera e saj është ngritur duke dalë kundër vendimeve të LDK-së.

Madje ai shkon aq larg sa që thotë se një person që nuk pajtohet me qëndrimet e një partie, “është më e udhës” të largohet nga ajo parti.

Këto Selmanaj i ka thënë në një intervistë për emisionin ‘Saktë’.

Sot intervista "Saktë" transmetohet në ora 18:00, në mënyrë që të sjellim para kohe zhvillimet e fundit dhe disponimin e…

Gepostet von Xhevdet T. Pozhari am Dienstag, 28. Januar 2020