“Mustafa, deshtaku qe sulmon Vjosen”

“Mustafa, deshtaku qe sulmon Vjosen”

“Politikan tërësisht i dështuar”, “me ambice të pakontrolluara”, karrierist”, “person që e ka qitë LDK-në për tokë”.

Gjithë këto etiketime e akuza erdhën nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli në drejtim të shefit të kësaj partie, Isa Mustafës.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli, tha se Isa Mustafa “po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. Presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveç imagjinatës së tij”.

Avdyli ka votuar kundër shkarkimit të Qeverisë Kurti dhe po ashtu kundërshtoi formimin e Qeverisë Hoti.

Ish kryetari i degës së LDK-së në Prizren edhe më parë ka pasur akuza ndaj Mustafës. /Insajderi.com

Postimi i plotë: