Deputeti i LDK-së ka një propozim për partin e tij dhe VV-në lidhur me postin e presidentit

Deputeti i LDK-së ka një propozim për partin e tij dhe VV-në lidhur me postin e presidentit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Rexhepi, i dhënë një propozim partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me postin e presidentit.

Në një intervistë për KTV, Rexhepi ka thënë se presidenti duhet të zgjidhet me konsensus.

“Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus. Duhet të ketë konsensus mes partive, pavarësisht kush kandidon. Nëse pyetem unë, do të doja të ishte nga LDK-ja, por duhet të kemi konsensus. S’është hap i lehtë, por duhet edhe VV-ja të heqë dorë nga kërkesat, ato për emrin e mbiemrin, por edhe LDK-ja të vë konsensusin dhe garancat e miqve brenda kësaj marrëveshje se qeveria e ardhshme, ky koalicion, do të jetë afatgjatë”, ka thënë Rexhepi.

Tutje Rexhepi ka thënë se nuk duhet të mbesim peng i kësaj cështje, ai beson se udhëheqësia do t’i japë fund kësaj.

“Presidentin e zgjedh parlamenti, por po flasim për marrëveshje politike edhe të qeverisë edhe të parlamentit. Duhet konsensus brenda marrëveshjes që presidentin e zgjedh me marrëveshje të plotë. S’duhet të mbetemi peng i kësaj. Është luks i madh nëse mbetemi peng i një gjysme fjalie, sepse nëse bëjmë marrëveshje për qeveri, pse të mos i besojmë për presidentin kur t’i vijë koha. Edhe pak ka mbetur në këtë finale dhe besoj se udhëheqësia duhet t’i japë fund kësaj çështje”, ka thënë Rexhepi. /Insajderi.com