Mesnata politike

Deputeti i LDK-së: Njerëzit e Kurtit në mesnatë deshën të ma ndërronin mendjen kundër Hotit

Hatim Baxhaku: “Ju po bazoheni në një votim të Shalës si pasojë e ndikimit të presidentit të Kosovës dhe kryetarit të një partie. Unë po ju tregoj që lideri juaj nuk është hiç më i mirë.

Deputeti i LDK-së: Njerëzit e Kurtit në mesnatë deshën të ma ndërronin mendjen kundër Hotit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku, ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës se para votimit të Qeverisë Hoti, një bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit ka shkuar për t’i kërkuar të mos votojë pro Qeverisë Hoti.

Ai tha se këtë nuk e ka pranuar, e që më pas i është kërkuar ta takojë liderin e LVV-së Albin Kurti.

“Një bashkëpunëtor i Kurtit më kërkoi të votoj kundër Qeverisë Hoti”, ka thënë Baxhaku.

“Ju po bazoheni në një votim të Shalës si pasojë e ndikimit të presidentit të Kosovës dhe kryetarit të një partie. Unë po ju tregoj që lideri juaj nuk është hiç më i mirë, unë dy ditë para se të votohet qeveria kam pasur një thirrje nga një bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit dhe ka kërkuar që të mos votojë këtë qeveri. Bile, bile më ka folur fjalë që unë do të përgjigjem, jam përgjegjës për këtë vendim antikushtetues, antipopullor, kundër Kosovës e kështu me radhë”, ka treguar Baxhaku.

“Në përgjigjen time, se do ta votojë këtë qeveri legjitime, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më ka thënë se edhe lideri i tij Kurti, kërkon një takim me mua. Ka qenë ora 22:00, pra takimi do të mbahen kah ora 1 tamam kur është mbajtur ai tjetri (Shkuarja e Thaçit te Haxhi Shala). Pra, dallimi nuk është mes Albinit dhe Hashimi, por dallimi është Hatimi këtu”, tha ai./Insajderi.com