
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka kërkuar nga lidershqipi në parti që disa të lëshojnë rrugë, njofton Insajderi.
Kjo pas humbjes së LDK-së në Podujevë. Shpejtim Bulliqi i VV-së arriti të fitojë pa balotazh.
Për Haxhiun “mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë”.
“Të premten në intervistën “Pa maska” e thash qytetari na ka lexu letrat, po e din per secilin kush është. Mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë, mashtrimi e dyfytyrësia ska vend në politikë. Koha është që disa me lëshu rrugë”, tha ai në Facebook. /Insajderi.com