
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, po përballet me virusin COVID-19, tash e disa javë.
Për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore ai është i hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.
Djali i deputetit, Petrit Rudi, ka publikuar një fotografi ku shihet, Fetah Rudi, duke “luftuar” kundër Coronavirusit.
“Hap pas hapi dhe jeta vazhdon”, ka shkruar Petrit Rudi në fotografinë e publikuar.
Shumë deputetë e zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë qenë të infektuar nga virusi COVID-19. /Insajderi.com