Deputeti i LDK-së shërohet nga coronavirusi

Deputeti i LDK-së shërohet nga coronavirusi

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, është shëruar plotësisht nga virusi Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një njoftimi në Facebook, ku ka shkruar se përballja e tij me coronavirusin mori fund.

Ai tutje ka bërë thirrje ndaj të gjithëve që të kenë kujdes për veten dhe të tjerët meqë, siç thotë Hoti, ky virus nuk zgjedh moshë dhe as gjini.

“Përballja ime me virusin Covid 19 mori fund prandaj sot po rikthehem në familjen time dhe tek ju miqt e mi të dashur.

Faleminderit të gjithëve për kujdesin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Covid 19 nuk zgjedh moshë e as gjini, bëni kujdes, duke ruajtur vehtën keni ruajtur edhe të tjerët”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Insajderi.com/

Mirmëngjesi,

Përballja ime me virusin Covid 19 morri fund prandaj sot po rikthehem në familjen time dhe tek ju miqt e…

Posted by Visar N. Hoti on Sunday, July 19, 2020