Kushërinj të deputetit të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
" />

Deputeti i LDK-së testohet për Koronavirus

Deputeti i LDK-së testohet për Koronavirus

Kushërinj të deputetit të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një prononcim për “Indeksonline”, deputeti Manaj ka konfirmuar se të prekur me Covid-19 janë disa familjarë të tij.

“Po, disa kushërinj të mi në Pejë. Ndërsa, unë para disa dite e kam bërë testin dhe kam rezultuar negativ”, ka thënë ai.

Ndryshe, Peja të enjten ishte qyteti me 26 raste të infektimit.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se vetëm dje janë shëruar 21 persona, mirëpo janë prekur 39.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e nëntë (39) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë”, thuhet në njoftim.