Deputeti i LDK-së: Thaçi po frikësohet t’a caktojë datën e zgjedhjeve

Deputeti i LDK-së: Thaçi po frikësohet t’a caktojë datën e zgjedhjeve

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për zgjedhjet e parakohshmë që priten të mbahen në Kosovë, shkruan Insajderi.

Abdixhiku përmes Facebook ka thënë se për shkak që qeveritarët e deritashëm frikësohen nga zgjedhjet, presidenti Thaçi nuk po e cakton datën e zgjedhjeve.

“Prandaj dhe Hashimi i PDK-së nuk cakton datë. Qeveri e rënë, e dorëhequr – dhe asnjë fjalë. Prandaj dhe Kadria i PDK-së nuk thërret seancë. Në blerje të vazhdueshme kohe, për aq sa mund të zgjasë. Prandaj dhe një ministër PDK-je, në cektësinë e diturisë që ka, thotë se zgjedhjet s’mund të mbahen sepse për to buxhet nuk ka”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se kishte para për autostradë, për kontrata sipas tij korruptive 50 e sa milionëshe

Kishte për pagat e tyre me rritje, për armatën e badihavgjinjëve, për ata dhjetra zëvendësministra, kordinatorë, asistentë kordinatorësh e ku me ditë çka. Natyrisht se Kosova buxhet ka. Ka dhe një rezervë shtetërore mu për raste si këto”, thotë tutje deputeti i LDK-së.

Sipas tij, Kosova nuk ka ‘zot shtëpie’ që shtetin e trajtoj jo si mjet “zhbirje” e kapje por si përgjegjësi.

“Zgjedhjet janë veçse fillimi. Asnjë kalkulim i mbrapshtë s’mund të ndalë rënien e kapjes dhe fundin e PAN-it”, përfundon Abdixhiku./Insajderi/