Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se dikush ia ka shpërthyer me thikë gomat e veturës së tij në garazhin e banesës ku jeton, njofton Insajderi.
Manaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se i ka lajmëruar organet kompetente për rastin që e ka vërejtur sot rreth orës 11:00.
“Sot rreth orës 11:00 kam vërejtur se katër gomat e veturës time, brenda garazhës në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shuarjes me thikë. Rasti është lajmëruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të trajtohet dhe të zbardhet në tërësi”, ka shkruar Manaj
Manaj ka thënë se nuk ka pasur dhe nuk ka probleme personale me askënd.
“Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim”, ka shkruar Manaj. /Insajderi.com
Të nderuar miq,
Të dashur qytetarë të Republikës,Sot rreth ores 11:00 kam vërejtur se katër gomat e vetures time,…
Posted by Shkëmb Manaj on Sunday, December 13, 2020