Zëdhënësi dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje i ka dyert e hapura në LDK.
Ai ka deklaruar se LDK është e gatshme për të bërë marrëveshje me VV-në dhe kjo e fundit, mund të takohet me ta kurdo që duan.
“E kanë derën hapur në LDK për të bërë marrëveshje”, ka deklaruar Mustafa në klankosova.
Mustafa ka shtuar se VV-së i takon t’i gjej edhe votat e minoriteteve për t’i bërë 61, që të bëhet Qeveria.