Deputeti i LDK-së: Ushtarët e Tahir Zemajt u rrahën dhe u zhveshën nga ushtarët e Haradinajt në Gllogjan

Deputeti i LDK-së: Ushtarët e Tahir Zemajt u rrahën dhe u zhveshën nga ushtarët e Haradinajt në Gllogjan

Armend Zemaj, nipi i Tahir Zemajt, ka folur për incidentin e parë mes ushtarëve të Tahir Zemaj dhe atyre të Ramush Haradinaj. Incidenti ka ndodhur një ditë para Betejës së Loxhës.

“4/5 Ushtarë të njësisë së brigadës 134 kanë qenë duke shkuar në Shqipëri për të pritur armatime në zonën kur ishin Rrustem Berisha dhe Adem Ramadani”, tregon Armend Zemaj.

“Janë ndalë në fshatin Irzniq ka ushtarë të Ramush Haradinaj dhe janë dërgu në Gllogjan të Deçanit. Aty janë maltretu, njëri prej tyre është plagos”

“Turp është sot me tregu se si janë maltretu ushtarët. Ata janë lënë të zhveshur duke vrapuar para një makine”

Zemaj tregon se pas këtij incidenti Haradinaj ka kërkuar falje dhe prej aty kanë filluar fërkimet që kanë vazhduar pas Betejës së Loxhës.