Deputeti i LVV-së: SHBA është shembull i keq për menaxhimin e pandemisë

Deputeti i VV-së, Enver Haliti poashtu ka replikuar me deputetin e PDK-së, Enver Haliti.

Deputeti i LVV-së: SHBA është shembull i keq për menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti në fjalimin e për menaxhimin e pandemisë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se SHBA-ja është shembull i keq i menaxhimit të pandemisë.

Ai tha së në SHBA ka numër të madh të të infekturëve dhe vdekjeve dhe për këtë nuk duhet të jetë shembull.

Poashtu, Haliti ka replikuar me deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi, kjo pasi Haliti tha se fitorja e VV-së me 6 Tetor i ka lërë të traumatizuar deputetët e PDK-së.

“Aq fitore sa jeni me neve në opozite, për qishtu ishalla gjithë fitoni”, tha Krasniqi.

Më pas ka ardhur replica e Halitit e cila kishte edhe premisa personale.

“Krasniqi kam menduar që keni aftësi për këndim, jo edhe aftësi për arrogancë”, përfundoi Haliti. /Insajderi.com/