Deputeti i Nisma-s thotë se Gjykata Speciale po tallet me shtetin e Kosovës

Deputeti i Nisma-s thotë se Gjykata Speciale po tallet me shtetin e Kosovës

Deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.  Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se ftesa që Gjykata Speciale i ka bërë Haradinajt është tallje me shtetin.

“Ftesa për Ramushin nga Gj.Speciale eshte tallje me shtetin! Sa herë duhet me dëshmu Ramushi se është i pafajshëm dhe lufta UÇK- së ka qen e drejtë!? Kjo është shantazh ndaj shtetit”, ka shkruar Berisha.

Tutje ai përmes këtij postimi i ka ofruar përkrahje Haradinajt.

“Mbaju Ramush, Kosova është me ju edhe në këtë rast”, ka përfunduar Berisha.