fbpx

Deputeti i Nismës zbulon se Fatmir Limaj është ‘pajtuar’ me Hashim Thaçin

Deputeti i Nismës zbulon se Fatmir Limaj është ‘pajtuar’ me Hashim Thaçin

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se raportet politike me AAK-në nuk janë si më parë.

Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka komentuar deklaratat e Haradinajt se raportet NISMA-AAK janë të shkëlqyera.

“Marrëdhëniet nuk janë siç kanë qenë, por nuk janë edhe siç flitet. Raportet personale nuk mund të prishen asnjëherë, por ato politike nuk janë si më parë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sherifi ka thënë se raportet politike me AAK-në mund të ndryshojnë nëse nuk ka ndonjë reflektim në raportet mes partnerëve.

Ai ka thënë se çfarëdo që të ndodh mes partnerëve të koalicionit NISMA nuk do të zgjedh ekranet televizive për të prishur koalicionin me AAK-në.Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, ka thënë se NISMA nuk do t’i bashkohet PDK-së por nuk do ta ndalojë këtë të dytën të vijë në NISMA.

“Njerëz nga PDK po vijnë më të madhe në NISMA. Kjo po ndodh pasi NISMA ka një politikë më ndryshe nga PDK madje dhe AAK sidomos në rrafshin ideologjik”.

Sherifi ka thënë se raportet e Limajt me Veselin nuk kanë ndryshuar dhe janë normale.

“Me zotin Veseli, Limaj as nuk ka shkrirje as ngrirje. Raporte normale mes dy partnerëve që janë brenda një koalicioni. Ndërsa sa i përket zotit Thaçi, ka pasur një intensifikim të kontakteve për shkak të dialogut dhe pozitës që zoti Limaj ka pasur në dialog deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Të gjithë ata që kanë sfiluar në këtë studion ju garantojë që kanë raporte më të mira me zotin Thaçi se zoti Limaj. Pra miqësia është diçka tjetër”, tha ndër të tjera Bilall Sherifi.