Deputeti i PDK-së e pyet Vitinë nëse është intervistuar nga Prokuroria për “keqpërdorimet gjatë pandemisë”

Deputeti i PDK-së e pyet Vitinë nëse është intervistuar nga Prokuroria për “keqpërdorimet gjatë pandemisë”

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili njëherësh është anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia nëse është intervistuar nga Prokuroria, lidhur me “keqpërdorimet e bëra gjatë pandemisë vitin e kaluar”.

Vitia i është përgjigjur se nuk është intervistuar dhe se në momentin që do të ndodh kjo, do ta bëjë publike.

Ai ka shtuar se çdo kontratë që është nënshkruar në Ministrinë e Shëndetësisë ka kërkuar vetë që të hetohet.

“Ata që kam thënë çdo herë dhe vazhdoj ta them është që çdo kontratë që është nënshkruar në Ministrinë e Shëndetësisë kam kërkuar vetë dhe kërkoj prapë t’i nënshtrohet hetimit dhe kam kërkuar vetë nga Policia që të vijnë t’i shohin e t’i procedojnë.

Nuk jam intervistuar nga Prokuroria dhe në momentin që do të intervistohem këta do ta bëjë publike jo vetëm në këtë foltore, por edhe për qytetarët”, është përgjigjur ministri nga foltorja e Kuvendit./Insajderi.com