Deputeti i PDK-së: Është koha për pushtet dhe legjitimitet

Deputeti i PDK-së: Është koha për pushtet dhe legjitimitet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, pasi vota e deputetit Etem Arifi ishte jo legjitime, njofton Insajderi.

Tahiri ka thënë se koalicioni qeverisës do të merr fund përmes zgjedhjeve të lira.

“Gjykata Kushtetuese i dha epilog jo vetëm çështjes juridike, por edhe gjendjes së status-quo’s faktike. Dështimi dhe mashtrimi që prodhoi koalicioni i shpresave të rreme, të cilin e pamë në dy versione, tashmë do të marrë fund përmes zgjedhjeve të lira. Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Tahiri ka thënë se “Partia Demokratike e Kosovës do t’ia ofrojë qytetarit atë qeverisje për të cilën ai ka nevojë. Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit./Insajderi.com