Deputeti i PDK-së i ashpër për çmimin 200 euro të testit

Deputeti i PDK-së i ashpër për çmimin 200 euro të testit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, është shprehur i ashpër me çmimin 200 euro për një test RT-PCR e bërë nga kompania “Medical & Laboratory Services”.

Haxhiu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë është dashur të rregullojë çmimet e testeve kur ka licencuar laboratorët privatë, njofton Insajderi.

Po ashtu ai ka hedhur dyshime se nuk janë duke u shfrytëzuar kapacitetet e plota të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Për këtë ai ka akuzuar Qeverinë Hoti dhe Qeverinë paraprake, atë Kurti.

“Gjithashtu duhet të jepet përgjegjësi përse që nga fillimi i pandemisë nuk janë shfrytëzuar kapacitetet e IKSHPK-së për më shumë teste”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu theksoi se, “Sikur të shfrytëzoheshin të gjitha kapacitetet e laboratorëve në sistemin publik shëndetësor, nuk do të kishte fare nevojë që qytetarët të bënin teste në laboratorët privat”. /Insajderi.com

200 Euro testi RT-PCR, a jeni normal?!Këtë çmim e ka paguar një qytetar i Kosovës për një test RT-PCR në laboratorin…

Gepostet von Bekim Haxhiu am Sonntag, 30. August 2020