Deputeti i PDK-së kërkon nga Akademia dhe LDK-ja të marrin masa ndaj Frashër Demajt

Deputeti i PDK-së kërkon nga Akademia dhe LDK-ja të marrin masa ndaj Frashër Demajt

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka drejtuar kritika ndaj historianit dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj.

Është raportuar se në literaturën e historisë masakra e Reçakut “quhet incident”, njofton Insajderi.

Lushtaku ka thënë se “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës duhet të zgjohen nga gjumi i thellë dimëror dhe të marrin masa serioze ndaj këtij anëtari – armik të shqiptarisë dhe historisë së saj”.

Ai po ashtu ka pyetur Partinë Demokratike të Kosovës se, “Nëse votimi kundër vendimeve të Partisë dikujt i kushtoi me shkarkim në hierarkinë e saj dhe përjashtim, po atij që me vetëdije e shtrembëron të vërtetën historike të shtetit, cili është çmimi i saj”.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se këtë çështje do ta ngrisë në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij “nuk mund të lejoj që të shkelet gjaku i atyre dëshmorëve si dhe të rihapen plagët dhe dhimbjet e familjarëve të tyre”. /Insajderi.com

Ta cilësosh incident masakrën e Reçakut, është sikur t’i masakrosh ata dëshmorë për së dyti.Kush do ta mendonte që 21…

Gepostet von Mergim Lushtaku am Montag, 5. Oktober 2020