Deputeti i PDK-së: Ramush Haradinaj më mirë të largohet nga politika

Deputeti i PDK-së: Ramush Haradinaj më mirë të largohet nga politika

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka komentuar kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas mbledhjes së strukturave udhëheqëse, ka shprehur hapur synimin e Haradinajt për president.

Por, deputeti i PDK-së, mendon se Haradinaj është më mirë ta largohet nga politika.

“Kosova e ka Presidentin deri në mars të vitit tjetër. Ndërsa për këtë të fundit nuk e ki as si ta komentoj. Nuk besoj që Haradinaj është një zgjedhje e duhur. Ai e mori rezultatin në zgjedhjet e fundit. Mendoj se është më mirë që ai ta lërë politikën”, tha ai në Pressing.

Ndër tjerash, Tahiri, ka deklaruar se, Kadri Veseli, do të mbetët kryetar i PDK-së, pasi nuk pret që Gjykata Speciale ta konfirmojë aktakuzën ndaj tij. /Insajderi.com/