Deputeti i PDK-së: Rruga për zgjedhjen e presidentit ishte me plot prapaskena pazaresh e shantazhesh

Deputeti i PDK-së: Rruga për zgjedhjen e presidentit ishte me plot prapaskena pazaresh e shantazhesh

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka komentuar zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovësm Vjosa Osmani, të cilën e cilësoi si “rrugë me plot pazare, shantazhe, kërcënime e shitblerje votash të stilit alla aksham – pazari”, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ai me anë të një postimi në Facebook, ku tha se kryeministri Albin Kurti arriti t’i blejë katër deputetë me qëllim të grabitjes dhe përvetësimit të pushtetit dhe ndryshimit të sistemit nga ai pluralist në pushtet autoritar.

“Rruga për t’a bërë vendin me President ishte me plotë prapaskena pazaresh, shantazhesh, kërcënimesh dhe shitblerje votash të stilit alla aksham – pazari! Kryeministri Kurti, përmes sekserëve të tij arriti qe t’i blejë 4 deputetë me qëllim të grabitjes dhe përvetësimit të pushtetit, si dhe ndryshimit të këtij sistemi nga ai pluralist në PUSHTET AUTORITAR!”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Republika e Kosovës, me sistem demokratik parlamentar e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve, si dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, nga mbrëmë kaloj në duart e një individi.

“Presidentja e zgjedhur ashtu siç edhe e ka pranuar vetë është nje personalitet i manipulueshëm, e këtë jo stabilitet të karakterit të saj kush me mirë se Albin Kurti do ta shfrytëzoj, gjë kjo e parë edhe ne veprimet e saj gjatë periudhës sa ishte ushtruese e detyrës se Presidentes”, thotë tutje Neqa.

“Andaj kalimi i të gjithë pushtetit DE FACTO ne duart e një njeriu me premisa konceptuale autoritare, është shumë i rrezikshëm për sistemin pluralist dhe demokratik të vendit tonë.
Parti Demokratike e Kosovës, si opozitë e fuqishme do të jetë çdo herë ne mbrojtje të interesave të qytetarëve, në mbrojtje të demokracisë dhe rendit tonë kushtetues demokratik.
Do të jetë gardiane ndaj çdo tendece të këtij pushteti për të rrënuar këtë rend te ndërtuar mbi gjakun e brezave të shumtë qe ranë për të jetuar secili nga NE ne këtë vend, pa frikë dhe i lirë”. /Insajderi.com