
Ka filluar bastisja e shtëpisë së presidentit të Kosovës, tashmë të dorëhequr, Hashim Thaçi, në Çagllavicë, njofton Insajderi.
Para shtëpisë së Thaçit ndodhen veturat të EULEX dhe ato të Policisë së Kosovës.
I pranishëm është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, por që nuk ka dashur të prononcohet për media.
Ai ka thënë se detaje mund t’i jap avokati i ish kreut të shtetit, Hashim Thaçi. /Insajderi.com