Deputeti i Shqipërisë konfirmon datën kur do të hapet ambasada e Japonisë në Prishtinë

Deputeti i Shqipërisë konfirmon datën kur do të hapet ambasada e Japonisë në Prishtinë

Deputeti i Shqipërisë, Taulant Balla ka konfirmuar se në prill të vitit 2020 Japonia do të hap ambasadën e saj në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Balla ka shkruar se pas ambasadës në Tiranë gjatë qëndrimit të tij në Japoni ka marr konfirmimin e hapjes së ambasadës edhe në Kosovë.

“Japonia është një financues i rëndësishëm i disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj. Pas Ambasadës në Tiranë, morëm konfirmimin se në Prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë. Japonia ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Balla. /Insajderi.com