Deputeti i Vetëvendosjes godet “figurat e vjetra” të LDK-së, por lartëson Vjosa Osmanin

Deputeti i Vetëvendosjes godet “figurat e vjetra” të LDK-së, por lartëson Vjosa Osmanin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka theksuar se vullneti i popullit për ndryshim i dalur nga kutitë e votimit më 6 tetor, mbanë dy emra kryesorë: Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se  Albin Kurti si kryeministër i votuar nga qytetarët tashmë, e Vjosa Osmani si më e votuara në LDK, përveç emra, “përfaqësojnë edhe mendësinë e re që aq shumë i duhet shtetit tonë tani”.

“Sot, kjo mendësi e re gjendet nën sulm nga ata që përveç se janë plakur në politikë për dekada, edhe na kanë zhytur në këtë dështim. Sot një shoqëri e republikë e tanë po bëhet kurban i konflikteve të brendshme partiake të udhëhequra nga njerëz me mentalitet të ‘pushtetit të vjetër’ e të pangopur për pushtet”, ka thënë ai.

“Andaj sipas meje, nëse nuk ka reflektim, përballë kësaj situate kthimi tek populli është rruga më duhur për t’i shërbyer atij më së miri”, është shprehur deputeti i zgjedhur i VV-së. /Insajderi.com