Deputeti i Vetëvendosjes: Marrëveshja për koalicion është arritur

Deputeti i Vetëvendosjes: Marrëveshja për koalicion është arritur

Marrëveshja për formimin e Qeverisë në mes LVV-së dhe LDK-së është arritur, por po mbahet pengë për shkak të këmbënguljes për kryeparlamentarin dhe postin e Presidentit. Kështu thotë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Basha përmes një postimi në Facebook, thotë se, duhet ta dinë qytetarët që LDK dhe LVV kanë arritur marrëveshje për programin dhe ndarjen e përgjegjësive në Qeveri.

Por, sipas tij, ajo po mbahet pengë për shkak të këmbënguljes për kryeparlamentarin dhe postin e Presidentit.

Ai thotë se qytetarët kanë kryer obligimin e vet, e tash presin me fillu qeverisja.

“Çka ka rëndësi me kuptu është fakti se marrëveshja për QEVERI është arrit. Pra, duhet ta dijë secili qytetarë që LDK dhe LV kanë marrëveshje për programin dhe ndarjen e përgjegjësive në qeveri, dhe menjëherë pas konstituimit mundemi me votu qeverinë. Arsyeja pse po mbahet peng komplet marrëveshja për qeverinë është këmbëngulja për kryeparlamentarin dhe sidomos për postin e Presidentit, diçka që ne, vet z. Mustafa, por edhe znj. Osmani si kandidate për Kryeministre, e kemi thënë që nuk do të jetë pjesë e pazareve pas zgjedhjeve, por me marrëveshje dhe kur t’i vie koha. Qytetarët kanë kry obligimin e vet, tash presin që ne me fillu me qeverisë, dhe presin ndryshimin e madh ku ju kthehet dinjiteti dhe shpresa. Z. Mustafa, nuk besoj që është e sinqertë me mbajt peng fatin e 1.8 milion qytetarëve për shkak të një posti”, ka thënë Basha.