Deputeti i Vetëvendosjes që u “pendua” pse u ngrit në këmbë për Adem Demaçin

Deputeti i Vetëvendosjes që u “pendua” pse u ngrit në këmbë për Adem Demaçin

Seanca komemorative për vdekjen e Adem Demaçit që është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës është përshkruar me dallime të mëdha mes partive politike. Një çështje e tillë u theksua kur u intonua himni i shtetit të Kosovës, raporton Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje edhe në këtë rast ka injoruar himnin e shtetit të Kosovës, duke mos u ngritur fare në këmbë. Teksa qasje tjetër kanë pasur në himnin kombëtarë kur është ekzekutuar; të gjithë janë ngritur në këmbë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se fillimisht do të ekzekutohen dy himnet, ai i Kosovës dhe ai kombëtar. Por deputeti i VV-së Sami Kurteshi fillimisht ishte ngritur në këmbë e më pas i kishte rënë pishman kishte parë bashkëpartiaket të mos e bënin një veprim të tillë. Është ulur menjëherë teksa kishte komentuar diçka me deputetët e VV-së./Insajderi.com