Deputeti i Vetëvendosjes: VV dhe LDK do të udhëheqin bashkë

Jahja Koka, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, që udhëhoqi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës si deputeti më i moshuar i Legjislaturës VII, ka thënë se nuk është befasi përzgjedhja e Glauk Konjufcës të VV-së kryeparlamentar.

Koka ka thënë se pret që VV dhe LDK të udhëheqin bashkë shtetin, “ashtu siç kërkoi populli për ndryshim”.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku do të udhëheqin parlamentin dhe qeverinë dhe besoj se në mënyrë të mençur, patriotike, me duar të pastra do të realizojnë atë që s’është bërë deri tani”.

“Ndryshimi i shumë pritur besoj se do të arrihet. Nuk e di pse befasi (zgjedhja e Konjufcës). Unë kreva detyrën time. Kryetari i ri u zgjodh me shumicë votash. U propozua dhe u zgjodh në mënyrë shumë të suksesshme”, ka deklaruar ai para mediave.