Deputeti i Vetëvendosjes i uron shërim Avdullah Hotit pas infektimit me COVID-19

Deputeti i Vetëvendosjes i uron shërim Avdullah Hotit pas infektimit me COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i ka uruar shërim të mbarë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Shumë simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, kishin uruar vdekjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, gjatë kohës sa ishte i infektuar me COVID-19.

Por, deputeti i LVV-së ka zgjedhur një qasje tjetër, ai i ka uruar shëruar shërim kryeministrit.

“Shërim të shpejt z. Avdullah Hoti dhe secilit që është i sëmur me COVID-19, dhe atyre me sëmundje tjera. Natyrisht që nuk pajtohem me qeverisjen ilegale të tyre. Shëndet i urojmë secilit”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

Është thënë se në Kosovë po krijohet një klimë e tensionuar politike, reagime të duhura për kundërshtarët politikë mund të përmirësojnë këtë klimë. /Insajderi.com/