Deputeti i VV-së akuzon klanet mafioze për mos arritjen e marrëveshjes me LDK-në

Deputeti i VV-së akuzon klanet mafioze për mos arritjen e marrëveshjes me LDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka akuzuar grupe mafioze dhe parapolitike se nuk po lejon realizimin e vullnetit të qytetarëve për ndryshim.

Abazi ka akuzuar direkt presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, për kapje të drejtësisë.

Deputeti i VV-së, ka përmendur edhe vrasjet e luftës dhe pasluftës të veprimtarëve të LDK-së, si Enver Malokun, Xhemajl Mustafën, Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, Ahmet Krasniqi e tjerë.

Me tutje ai ka e ka quajtur edhe analfabet presidentin Thaçi, për siç ka thënë nuk di të flas mirë shqip, e lëre më të flas anglisht çështje komplekse.

Postimi i Haki Abazit:

Terrorizimi i vendit dhe kapje e shtetit

  1. Enver Maloku,Kol.Ahmet Krasniqi,Haki Imeri, Ismail Berbatovci, Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj, Shaban Manaj, Shefki Popova, Kol.Tahir Zemaj, Ukë Bytyçi, Ismet Raci… deshmitarë, gazetarë dhe polic hulumtues të vrarë e të zhdukur. Asnjë denim për 20 vite.
  2. Vrasja e Astrit Deharit ne burg.
  3. Lirimi nga aktakuza i PRONTO Klanit dhe as mosperfshirja e dy aktereve kryesore të PRONTO Thaçi dhe Veseli- tregon që drejtësia është e kapur, selektive dhe diskriminuese, e po ashtu tregon që klanet mafioze dhe parapolitike kanë kapur shtetin dhe nuk po lejojnë realizimin e vullnetit të qytetarëve për ndryshim dhe po mundohen që të krijojnë situata për te mbajtur financat dhe kontrollin mbi shtetin dhe ekonominë e vendit.
  4. Kur nuk flet mirë gjuhën Shqipe, nuk mundet as të paramendohet që mund të diskutohet për çështje komplekse në gjuhën angleze. Analfabet -Papërgjegjësia e then kerrin e kur thehet ka shume rrugë dhe vetem një birucë.
  5. Kush janë milionerët e rinjë të Kosovës së pasluftës. /Insajderi.com