Deputeti i VV-së: Dialogu nuk është tema kryesore e Kurtit

Deputeti i VV-së: Dialogu nuk është tema kryesore e Kurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se dialogu nuk është tema kryesore e Kurtit.

“Më vjen mirë që dialogu nuk po i merr shumë energji dhe kohë zotit Kurti pavarësisht se është krijuar përshtypja në publik, por definitivisht nuk është tema kryesore dialogu”, tha ai në TV Dukagjini.

Ai shtoi se dialogu është shumë më ndryshe sesa ishte në të kaluarën.

“Përshtypja jonë nga ai takim është se tashmë Kosova përfaqësohet në nivel shumë më serioz dhe ka një qasje shumë më proaktive se që ka pasur më herët”.

Të martën Albin Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Ata janë pajtuar që të takohet në korrik të vitit tjetër. /Insajderi.com