Deputeti i VV-së e fton kryeministrin të “çohet” se “u bo sabah”

Eman Rrahmani: “Reagime të tilla të z. Hoti, përveç që janë të vonuara tregojnë edhe mos interesim për ruajte të integritetit territorial të Kosovës”

Deputeti i VV-së e fton kryeministrin të “çohet” se “u bo sabah”

Eman Rrahmani, ka përdorur një thirrje popullore, e cila edhe rimon me emrin e kryeministrit, Avdullah Hoti, për t’i bërë me dije udhëheqësit të qeverisë së Kosovës, se – sipas tij – është i vonuar, të paktën në reagim.

“Avdullah qu se u bo sabah!”, ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në llogarinë e tij në Facebook, njofton Insajderi.

Ai, me këtë thirrje, po i reagon Hotit për vonesën e tij në reagimin që kryeministri e pati sot, për ngjarjen që ndodhi dje, kur xhandarmeria serbe hyri në territorin e Kosovës.

“Reagime të tilla të z. Hoti, përveç që janë të vonuara tregojnë edhe mos interesim për ruajte të integritetit territorial të Kosovës”, shkruan Rrahmani.

“Kjo qeveri ilegale duhet të largohet sa më shpejt. Nuk ka asnjë arsye asnjë deputet për të mos e votuar mocionin e mosbesimit ndaj kësaj qeverie”./Insajderi.com