Deputeti i VV-së e quan Driton Selmanaj “ushkur i republikës”

Deputeti i VV-së e quan Driton Selmanaj “ushkur i republikës”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se fjala e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj brenda partisë nuk dëgjohet fare.

Basha ka thënë se “Për secilën fjali të D Selmanajt në TV,  jam i bindur që LDK ulet për 1%”.

Tutje deputeti i VV-së është shprehur se qasja e deputetit të LDK-së është dëshpëruese.

“Qasja e tij është dëshpëruese dhe nuk i ndihmon kauzës, kurse ende më dëshpëruese për vet LDK që e ka pa këtë çunin si “ushkur i republikës.”Megjithatë, ne si LV! besojmë në marrëveshje para 4 shkurtit!”, ka thënë Basha.

Derisa në fund Basha ka shtuar se ata nuk do të ndalen derisa të arrijnë një marrëveshje.

“Megjithatë, ne si Lëvizje Vetëvendosje! do t’punojmë pa ndal deri në arritjen e një marrëveshje që pres me u kurorëzu me 4 shkurt”, ka thënë Basha. /Insajderi.com