Deputeti i VV-së ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit Hoti pasi ky i fundit dha kritika për Policinë e Kosovës dhe inspektorët.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka qenë i ashpër me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, duke e quajtur, “asistent i Hashimit”.
Ky reaigm i Bajqinovcit vjen pasi kryeministri i Kosovës ka pasur kritika ndaj Policisë së Kosovës dhe inspektorëve në lidhje me kryerjen e detyrave rreth zbatimit të masave kundër COVID-19 në shoqërinë e Kosovës.
“Një̈ javë më parë: qytetaret kanë faj, të pa disiplinuar. Një javë pas: policia dhe inspektoratet nuk po dëgjojnë̈. Po ti atëherë̈? Çfarë po kërkon në atë zyrë o asistenti i Hashimit?”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Shumica e deputeteve të LVV-së në Kuvendin e Kosovës po i drejtohen Qeverisë Hoti si, “Qeveria Koti”. /Insajderi.com/