Deputeti i VV-së fajëson LDK-në për mosarritjen e marrëveshjes

Deputeti i VV-së fajëson LDK-në për mosarritjen e marrëveshjes

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se mungesa e reflektimit të LDK-së për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës mund ta kompromitojë rëndë rolin e kësaj partie në nxjerrjen e vendit nga kriza e qeverisjes së keqe.

Ai në një postim në Facebook ka akuzuar LDK-në se ka zgjedhur ta përballë vendin në vështirësi, duke mos përjashtuar as mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Nesër është dita kur mesazhet tona, si dy parti më të votuara, të ndikonin në kthimin e besimit e të shpresës në Kosovë. Mungesa e reflektimit të LDK-së, në këtë moment tejet të rëndësishëm të historisë politike të Kosovës, mund ta kompromitojë rëndë rolin e kësaj partie në nxjerrjen e vendit nga kriza e qeverisjes së keqe”, shkruan Bajqinovci.

Shumë përkushtim e konstruktivitet nga Lëvizja Vetëvetendosje në diskutimet me LDK'në, vetëm e vetëm që pritjet e mëdha…

Gepostet von Mefail Bajqinovci am Mittwoch, 25. Dezember 2019