Deputeti i VV-së flet për përplasjen mes tij dhe Haradinajt në Kuvend

Deputeti i VV-së flet për përplasjen mes tij dhe Haradinajt në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka komentuar përplasjen mes tij dhe kryeministrit Haradinaj, në të cilin Haradinaj i kishte thënë Selimit se atij gjatë kohës së luftës asnjë therrë në këmbë nuk i ka hy.

Selimi ka komentuar pëplasjen duke thënë se është lënduar nga ato që ia thënë Haradinaj, sepse sipas tij niveli të cilin e ka përdorur Haradinaj është i ulët.

“Jam lënduar sepse nuk i kam pritur dy gjëra: në radhe të parë nuk e kam pritur nivelin e debatit nga kryeministri, dhe e dyta pat diçka që nuk kisha pritur nga ky pozicion, ai ishte shumë nervoz”, ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë se Haradinaj e ka rënduar duke i thënë se nuk ke qenë në Kosovë në kohën e luftës.

“Ai me rëndoi kur më tha se nuk ke qenë në Kosovë në kohën e luftës, dhe nuk e kuptova kur më tha se nuk të ka hy asnjë therrë as pas luftës as gjatë luftës, e unë mund të them që ne kemi ecur nëpër therra gjatë luftës e pas luftës. Shpresoj që nuk i ka leverdisur kryeministrit që mua të më godasë në pikat e forta”, ka përfunduar Selimi. /Insajderi.com