Deputeti i VV-së: Hoti është “dinak i keq”

Deputeti i VV-së: Hoti është “dinak i keq”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka shkruar rreth kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, duke e lidhur atë me shumë fenomene që kanë ndodhur në Kosovë.

Basha e ka quajtur Hotin “gacë e mlut”, ai vazhdoi edhe me etiketime tjera duke e quajtur “dinak i keq”.

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje “Hoti fshihet pas maske të një intelektuali”, njofton Insajderi.

“Më t’njejtën qetësi e dinakëri ka marrë pjesë kur ia ka ngul thikë Vjosës, por nuk iu ka ni zani edhe atëherë kur u bë marionetë e Thaçit, kur ky i fundit bënte pazare për të në një ora t’mëngjesit për të rrëzuar Qeverinë Kurti, udhëheqjen më t’mirë që ka pas ndonjëherë Kosova”, ka shkruar ndër tjerash deputeti. /Insajderi.com

Postimi i plotë:

I urtë Dulla, melaqe! E kuptuam pra se kurrë s’iu ka ni zani kur 7,200 biznese kanë pas qarkullim mbi 3.5 miliard…

Gepostet von Dimal Basha am Montag, 19. Oktober 2020