Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve në Podujevë i ka bërë bashkë Lidhjen Demokratike dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Madje, Basha i ka etiketuar këto dy parti politike me macen dhe miun, shkruan Insajderi.
“Maca e miu bëhen bashkë kur e kanë zorin e madh, e ky zori me emrin Podujevë po shihet se i bëri bashkë edhe sot”, tha ai gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
Tutje, Basha ka shtuar se arsyeja pse këto dy subjekte politike janë bërë bashkë është “parja dhe pazari”.
“Unë mendoj që qysh janë bërë bashkë për buxhet edhe për ligjin për rimëkëmbje, paret e pazaret i bajnë bashkë. Z. Hamza ka qenë pak xheloz që ia morëm pak LDK-në, por dashuria e sinqertë ka qenë me juve. Po ua urojmë dashurinë PDK-LDK, e ju urojmë jetë të gjatë”, tha deputeti i VV-së.
Në seancën e sotme po diskutohet për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, derisa, i njëjti pritet të kalojë në lexim të dytë./Insajderi.com