Deputeti i VV-së i reagon Avdullah Hotit, i kujton ofertën e 22 dhe 23 dhjetorit

Deputeti i VV-së i reagon Avdullah Hotit, i kujton ofertën e 22 dhe 23 dhjetorit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ku ka thënë që zgjedhja e Glauk Konjufcës është dështim.

Për këtë Bajqinovci i ka kujtuar Hotit ofertën e prezantuar më 22 dhe 23 dhjetor.

“Ai po e harron faktin e ofertës tonë të prezantuar më 22 dhe 23 dhjetor kur ne i kemi ofruar atyre edhe këtë pozitë dhe faktin që ka qenë Isa Mustafa ai që e ka refuzuar. Ata befasoheshin ndonjëherë me LVV që ofronte kaq shumë hapsirë për marrëveshje dhe sapo ndodhte kjo, kalonin në kërkesa të reja. E keni pasur ofertën me kryeparlamentarin nga LDK z. Hoti. Ti e di këtë, opinioni e di këtë. Por e keni refuzuar në përpjekje për ta zënë ngushtë LVV”, ka shkruar Bjaqinovci.

Tutje deputeti i VV-së përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka kujtuar LDK-së edhe një gjë.

“Vetëm një gjë: njerëzit në këtë vend nuk harrojnë. Shohin, kuptojnë dhe përceptojnë çka është fjalë goje e çka veprim. Mos mendoni që do të ja hidhni popullit të Kosovës. Rikthimi i PAN’it në qeverisje, është kundër shtetit, demokracisë, strukturave dhe votuesve të LDK’së, mos e harroni këtë”, ka shkruar Bajqinovci. /Insajderi.com

Nga 6 tetori e tutje, janë disa deklarata të kreut të LDK'së dhe njërit nga nënkryetarët kësaj partie, të cilët,…

Gepostet von Mefail Bajqinovci am Donnerstag, 16. Januar 2020