Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka publikuar një fotografi të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Kjo për ta kundërshtuar “Paradën e Krenarisë” në mbështetje të komunitetit LGBTI.
“Familja është themeli i ruajtjes së një populli”, ka shkruar Korenica në Facebook.
Të enjten, nën organizmin e disa organizatave joqeveritare është mbajtur “Parada e Krenarisë”.
Nuk është hera e parë që figura publike kundërshtojnë organizime të tilla – pasi i shohin si prishje e familjes dhe shoqërisë. /Insajderi.com