
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, “e ka pranuar se aksioni i Karaçevës ka qenë i dështuar”.
Hoti në një konferencë për media ka deklaruar që, “Rashit Qalaj është shkarkuar për shkak të keqmenaxhimit të aksionit të Karaçevës”.
“Ashtu siç e kemi theksuar se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoj sot edhe kryeministri më i dobët që ka pas ky vend deri më sot. Janë arrestuar njerëz koti si dhe janë konfiskuar gjedhe, shpezë dhe 16 kilogram kafe”, tha Bajqinovci.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkarkuar tre drejtorë më 16 tetor, drejtorin e Policisë së Kosovës, drejtorin e Doganave të Kosovës dhe drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës. /Insajderi.com
Ashtu siç e kemi theksuar se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoj sot edhe kryeministri më i dobët që ka pas…
Gepostet von Mefail Bajqinovci am Mittwoch, 21. Oktober 2020