Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, sërish ka hedhur akuza në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës, duke mbrojtur kështu Glauk Konjufcën.
Këtë herë është marrë më Uran Ismailin, i cili gjatë ditës ka thënë se Konjufca duhet të shkarkohet për shkak se inspiroi dhe rekrutoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit”.
Glauk Konjufca duhet të shkarkohet sa më parë. Jo për pazare politike, por për faktin se inspiroi dhe rekrutoi…
Gepostet von Uran Ismaili am Samstag, 25. Januar 2020
“Kush po merret me Glaukun. Dikush që talentin për të gënjyer e shet si vlerë. Dikush që gjithë jetën e tij e ka kaluar si poltron duke u futur nën sqetulla politikanëve të korruptuar”, ka thënë Bajqinovci, transmeton Insajderi.
“Dikush që kishte premtuar reforma të shumta në shëndetësi por që në fund kishte arritur ta realizonte vetëm një: kishte arritur ta reformonte sistemin e korrupsionit brenda institucioneve shëndetësore. Rrjedhën e parasë së korrupsionit nga shumë drejtime, e kishte kanalizuar në një drejtim të vetëm. Njeriu që i jep tendera për barna disa milionësh, fëmijëve të ish deputeteve të PDK’së e poashtu, edhe dostave të vet. Ndërkohë pacientët ngelnin pa barna”!
“Ministri që i punëson zyrtarët e partisë në shërbim civil, spitale si dhe duke e mbushur me familjarë e dosta të tij, e të zyrtarëve tjerë të PDK’së. E bëri mish mash, procesin e funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore, e i genjeu mjekët e personelin tjetër shëndetësor për rritjen e pagave, ndërkohë që partia e tij, e monton procesin e pezullimit të atij ligji”.