Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar lëvdatat e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj kryeministrit, Avdullah Hoti.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha të martën në një paraqitje televizive se “Qeveria Hoti ka bërë nja hap mbrapa në luftimin e korrupsionit”.
Më pastaj erdhi një postim i kreut të LDK-së duke thënë se “Hoti është i dijshëm dhe i pakorruptuar”.
Për këtë, Bajqinovci shkroi në Facebook se “Isa Mustafës duke iu kundërpërgjigjur publikisht ambasadorit amerikan. Ai kot po e mbron kryeministrin Hoti nga vjedhjet, skandalet dhe punësimet të vazhdueshme nepostisme”.
“Ambasadori Kosnett tha se populli i Kosovës sytë i ka tek Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kur bëhet fjalë për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, tha ai. /Insajderi.com